Ish-punonjësja : Ellen De Generes, njeriu më i keq që kam njohur
Se fundmi një ish-punonjëse e shtëpisë së Ellen De Generes ka akuzuar moderatoren duke thënë se e trajton stafin e punonjësve të shtëpisë shumë keq.
Ish-punonjësja anonime ka treguar se sjellja e saj në ambientin e shtëpisë është edhe më toksik se ai në punë.
”Mendoj se personaliteti i vërtetë i dikujt tregohet në shtëpi. Pas gjithçkaje që është thënë për të në punë, mund ta imagjinoni si është ajo në ambientet e shtëpisë. Ndonjëherë na bërtet, por është intonacioni i saj ai që të vret më shumë. Na trajtonte sikur të ishim asgjë.”
Ajo shtoi se Ellen ishte gati dhe t’i torturonte ato në punën e tyre. “Ti duhet thjesht të uleshe aty dhe ta dëgjoje sepse ishte ajo që po të paguante. Ellen është njeriu më i keq që kam dëgjuar në jetën time. Ajo gjen kënaqësi kur pushon njerëz nga puna. Më kishin thënë se karakteri i saj ishte i tillë dhe se duhet të rrija sa më larg saj e të përpiqesha të evitojë çdo kontakt direkt me të sa më shumë të kisha mundësi. Punën me të do ta përshkruaja si kamp përqëndrimi.”– tregon ajo.
Thuhet se Ellen mund të mërzitej për gjëra fare të vogla si përshembull, pak kripë e derdhur jashtë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ellen thotë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe se është vetëm që thashethem që përpunohet nga një burim jo serioz tek tjetri.