Prej kohësh në një lidhje, zbulohet cili është partneri i këngëtares shqiptare
Këngëtarja simpatike, Adelina Berisha, ka sjellë së fundmi këngën e saj më të re “Tradhtare”.
Duket se krahas të rejave në jetën e saj profesionale, edhe jeta private po i shkon mjaft mirë.
Prej disa kohësh këngëtarja ka në bio-n e saj në “Instagram” një shkronjë D, që duket se i përket njeriut të saj të zemrës.
“Prive.al” mëson se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje të dashurisë me një djalë të quajtur Denis Tolaj.
Edhe ky mban inicialin e Adelinës në “Instagram-in” e tij, duke mos lënë më vend për dyshime.