Si të jeni në super formë? Xhensila Myrtezaj tregon ushtrimin për të pasme të tonifikuara
Xhensila Myrtezaj është një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar.
Këngëtarja e njohur ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me trupin e saj elegant dhe të tonifikuar.
Edhe pse nënë e një vajze, ajo ka një trup për tu pasur zili.
Por si ia bën Xhensila Myrtezaj për të qëndruar në superformë?
Këngëtarja zbuloi “marifetin e saj” teksa ushtrohej në një palestër, duke treguar ushtrimin që i tonifikon të pasmet e saj bombastike.
Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku pak ditë më parë festuan 3 vjetorin e tyre të martesës.
Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur Ajka.
/Panoramaplus.al