Sjelljet e një partneri manipulues dhe kontrollues

Të lejoni që partneri t’ju kontrollojë mund të ketë ndikim të fortë në shëndetin tuaj mendor. Mund të jeni viktimë e një cikli negativ kontrolli dhe pavarësie. Megjithatë, viktimat tentojnë të bien dakord me veprimet kontrolluese të partnerit të tyre sepse ju duket jeta më e lehtë.

Zakonisht, partnerë të tillë shfaqin këto simptoma:

Të bëjnë të dyshosh për vetëbesimin tënd

Nuk ka rëndësi sa i zoti je ose çfarë potenciali ke, partneri kontrollues s’do ta vlerësonte kurrë kapacitetin e viktimës. Madje do të bënte gjithçka që ta bindte të besonte se çdo gjë do të ishte e kotë.

Fshin mendimet, ndjenjat dhe perspektivat e një personi

Në këtë rast, agresori përpiqet të kontrollojë mendjen e viktimës. Ka metoda dhe strategji përmes së cilave mund të mbajë kontrollin. I injoron ndjenjat e viktimës, opinionet e saj dhe e shqetëson rutina e saj e përditshme.

Izolon viktimën nga familjarët dhe miqtë

Kur këta gjuetarë kapin prenë e tyre, i përjashtojnë mundësinë e socializmit. Dhe kur nuk kanë me kë shoqërohen, viktimat bëhen të ndjeshëm. Kjo e bën më të thjeshtë atë që abuzon të fitojë mendjen e viktimës.

Bëjnë mikromenaxhim

Partnerët abuzues nuk përpiqen vetëm të kontrollojnë aspektet më të rëndësishme të jetës së viktimës, por preferojnë të kenë nën kontroll çdo aksion të saj. Kështu, partneri i kontrolluar humbet identitetin e vet dhe bëhet skllav i dhunuesit.

Përcaktojnë atë që je

Pasi dhunuesit kanë marrë nën kontroll jetën e partnerit të tyre, e vendosin ata se cilat janë vetitë e partnerit. I mbajnë larg aftësive të tyre të vërteta dhe i bëjnë të besojnë në një sens fals të përgjegjësive të tyre. Për shembull i thonë partnerit që është i ngathët, i shëmtuar, i pakujdesshëm dhe një burim zhgënjimi për të. Kjo rezulton në një vetëbesim të copëtuar

Përcakton rregullat e dashurisë dhe kushtet e marrëdhënies

Partnerët e dhunshëm kanë mënyrën e tyre për të përcaktuar çdo gjë, veçanërisht dashurinë. Ata u tregojnë partnerëve çfarë është dashuria sipas mënyrës së tyre të të menduarit. Përcaktojnë gjithashtu rregullat dhe kushtet e dashurisë. Nëse viktima zbaton rregullat, dhunuesi do ta vlerësojë atë. Por nëse vepron ndryshe, ai do ta qortojë, madje dhe do ta kërcënojë.

Burimi / Telegrafi.com