Mjaft elegante, Aurela Hoxha merr vëmendjen me pamjen e saj në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia
Prej 2 shtatorit në Itali ka nisur eventi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që mbahet në Venecia.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit festivali është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për shkak të koronavirusit.
Përpara se të parakalonin në tapetin e kuq, të gjithë personazhet VIP i janë nënshtruar kontrolleve specifike.
Së fundmi, e pranishme në tapetin e kuq ka qenë dhe modelja shqiptare Aurela Hoxha. Ajo ka shkëlqyer me një fustan të zi që ka qenë krijim i stilistit shqiptar Valdrin Sahiti.
Ky fustan i ka nxjerrë në pah linjat seksi modeles. Ndërkaq, Aurela kishte zgjedhur një grim të lehtë afër natyrales.