Tragjedi në Uashington, tre motra të vogla gjenden të vdekura, në kërkim babai i tyre
Tre motra të mitura që u zhdukën teksa vizitonin babanë e tyre të pastrehë janë gjetur të vdekura pranë Leavenworth, në Qarkun Chelan, Uashington, konfirmoi policia të martën. Ndërkohë, vijon kërkimi për babanë e tyre 32-vjeçar, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre. Trupat e motrave Decker — Paitin, 9 vjeç, Evelyn, 8…
‘5D’/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa vite burg u dënuan drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj Deborah Keçi është dënuar me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa përfitoi…
“Do të çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë dhe alarmi i ekspertëve
Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka ngritur shqetësimet e ekspertëve për një riaktivizim të fuqishëm nga ky krater, që mund të çojë botën në kaos. Gjatë këtij muaji, zona u godit nga një tërmet 4.4 ballë, i cili konsiderohet…
Pas rrugëtimit 14-vjeçar, i vjen fundi “Keeping Up With The Kardashians”
Pas 14 vitesh transmetimi, “Keeping Up With The Kardashians” do ta mbyllë rrugëtimin në 2021, me përfundimin se sezonit të njëzetë. (Po, vajzat e Barock Obama tashmë mund të shohin televizor të qeta!)
Lajmin e ka ndarë vetë Kim Kardashian, duke mos dhënë arsye për ndërmarrjen e këtij vendimi. Megjithatë, ajo ka shprehur gjithë emocionet e mundshme, duke falenderuar fillimisht fansat e formatit, e më pas bizneset që kanë qendruar partnerë besnikë pëtgjatë gjithë kësaj kohe. Kim është kujdesur të theksojë se ky realityshow e ka bërë atë që është sot.
“Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera, Kim. Marrëveshjen për përfundimin e “Keeping Up With The Kardashians” e kanë nënshkruar edhe motrat Jenner, si dhe ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian, Scott Disick.