Pasi Arbenita Ismajli mohoi ndërhyrjet në fytyrë, reagon klinika estetike: “Nuk postojmë foto false”
Disa javë më parë, një klinikë estetike ruse në Instagram publikoi një foto para dhe pas të Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se modelja kishte realizuar disa fillers në fytyrë. Megjithatë, Arbenita i mohoi menjëherë zërat, duke u shprehur se fotot janë shpifje.
Nga ana tjetër, klinika në fjalë vazhdon të insistojë se modelja ka realizuar ndërhyrjet. Në rubrikën ‘Ask me a question’, faqes së klinikës i është drejtuar një pyetje: “Postoni foto të dikujt që nuk ka qenë në klinikën tuaj? Arbenita Ismajli thotë se fotot e saj janë false.” Përgjigja ka qenë e pandryshuar: “Nuk postoj foto të rreme, vetëm ato që punoj vetë.” Pra, klinika vijon pretendimet se Arbenita ka kryer ndërhyrje.
Nuk ka ardhur ende një reagim nga modelja, megjithatë fotot e saj në Instagram duket se ‘i japin të drejtë’ Arbenitës. Pamja e Ismajlit nuk ka fort lidhje me foton ‘After’ të publikuar nga klinika, megjithatë, mbetet të presim një koment nga ana e saj. /News31.al