Nusja lidh foshnjën 1 muajshe tek bishti i fustanit para se të ngjitet në altar: Për aq kohë sa Krishti është në anën tonë… Ja si e shpjegon ajo këtë veprim
Një nuse është kritikuar, sepse e kishte lidhur fëmijën e saj të porsalindur tek fustani i nusërisë, përpara se të ngjitej në altar, raporton “The Sun”.
Fotoja, ku vajza e vogël shihet në fund të bishtit të fustanit, u ripublikua në aplikacionin “Reddit”.
Të ftuarit duket që e kanë drejtuar menjëherë vëmendjen tek vogëlushja. Shumica e ndjekësve të grupit “wedding shaming” që e ripublikoi foton, komentuan duke thënë se ishin të tmerruar nga pamjet.
“Të lutem Zot, më thuaj që nuk është një fëmijë i gjallë… dhe nëse është… çfarë dreqin… askush nuk shkon për ta shpëtuar bebin?”– shkruajti njëri.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Pse? Pse askush nuk shkon ta marrë atë foshnje? Nuk jam një eksperte, por jam e sigurtë se foshnjat supozohen të mbahen larg dyshemesë dhe për më tepër ata që janë në moshën e kësaj foshnjeje këtu”.
Fotoja origjinale është bërë për herë të parë në vitin 2014, por së fundmi është bërë virale edhe një herë, pasi u nda në “Reddit”.
Nusja, e cila u kritikua rëndë pas postimit të fotos, tha se ishte “e mbuluar nga Krishti”.
“Përgjigja është që ne bëjmë çfarë duam dhe kur të duam, për aq kohë sa Krishti është në anën tonë, çdo gjë funksiononn më së miri dhe do të vazhdojë të jetë mirë. Vogëlushja jonë 1-muajshe ishte zgjuar dhe e lidhur mirë në bishtin e fustanit tim,”– shkroi ajo.
/Panoramaplus.al