“Mëso emrat e poetëve, pastaj lexo”- Këngëtarja ekspozon të pasmet me librin në dorë, por kritikohet nga ndjekësit. I ngatërron emrin shkrimtarit të madh
Këngëtarja Ana Kabashi ka arritur të tërheqë vëmendjen me pozat e saj seksi.
Së fundmi, ajo pozoi e shtrirë në rërë teksa vendostë në plan të parë të pasmet e saj bombastike.
Këngëtarja mbante në dorë një libër të autorit të njohur William Shakespeare.
“Cili është libri juaj i preferuar? #beachmood #shekspeare #beachvibes”– shkroi ajo në përshkrimin e imazhit hot.
Menjëherë në sy ka rënë emri i shkrimtarit të madh anglez, që Ana Kabashi e kishte shkruajtur gabim, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e saj.
“Shkruhet Shakespeare dhe jo Shekspeare, ti fillo të mësosh emrat e poetëve fillimisht dhe pastaj mund të lexosh libra,”– i shkroi një ndjekëse.
Megjithatë këngëtarja është justifikuar që William Shakespeare mbetet shkrimtar i madh, sido që t’ia shkruajë emrin.
“Zemër SHEKSPIRI është SHEKSPIR si me A si me E, njëjtë ✌🏻”- iu përgjigj ajo.
/Panoramaplus.al