Zamira Kita dhe bashkëshorti infektohen me Covid-19, aktorja flet për gjendjen shëndetësore

Zamira Kita është infektuar me Covid-19, sëbashku me bashkëshortin e saj. Zamira është në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë e ka bërë me dije ajo vetë.

Aktorja ka postuar një foto të një buqete me lule, të cilën ia ka dhuruar motra e saj. “Kur një nga njerëzit e mi më të dashur di të më gëzoje kështu! E shtrenjta motra ime të dua fort! Jam mirë”, ka shkruar Zamira në Facebook. Sipas abcnews.al, bashkëshorti i Kitës është nisur nga Korça, drejt Tiranës ditën e diel, për mjekim të specializuar. Aktorja nuk ishte e pranishme as në festivalin e komedisë që organizon ajo vetë, KoKoFest.

Të shumta janë komentet në rrjet, ku përdoruesit i urojnë Zamirës shërim të shpejtë. Prej disa kohësh, aktorja ushtron detyrën si Drejtoreshë e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë. /News31.al