Ky ‘look’ i Irina Shayk tërheq vëmendjen e ndjekësve, ja fustani që nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Një foto e vetme e modeles Irina Shayk ka bërë sërish që ndjekësit të kthejnë kokën nga 34-vjeçarja. Ajo është shfaqur në rrugët e New York e veshur me një fustan në ngjyrë blu dhe kambalet në ngjyrë të zezë. Shayk e ka kombinuar ‘look-un’ me një çantë të vogël në ngjyrë bezhë dhe syzet në ngjyrë të zezë.

Si çdo herë tjetër Irina është shfaqur mjaft elegante me seriozitetin që e karakterizon. Ndërkohë që Shayk ka vazhduar angazhimet në New York, vajza 3-vjeçare Lea De Seine vazhdon karantinën me babain e saj, Bradley Cooper.

Kujtojmë se dyshja i dha fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, megjithatë vazhdojnë të ruajnë një raport normal për hir të vajzës së tyre. Secili prej tyre është komentuar për lidhje të ndryshme dashurie, megjithatë vetë Irina dhe Bradley nuk kanë konfirmuar asnjë detaj./revistawho.com