Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj i japin fund lidhjes? Ja si qëndron e vërteta
Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në një lidhje prej shumë vitesh me Krenar Çoçajn.
Megjithatë pak ditë më parë nisën thashethemet se çifti janë ndarë. Shkak u bë mungesa e Krenar Çoçajt në ditëlindjen e moderatores.
Gjithashtu ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Por gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, pasi çifti janë shumë të lumtur bashkë.
Sipas burimeve për Prive.al, Luana Vjollca dhe partneri i saj nuk janë ndarë.
Raportohet se vetëm pak ditë më parë, ata u kthyen nga pushimet, pak para ditëlindjes së moderatores meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente Luana Vjollcën në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv.
Ndërkohë Krenar Çoçaj mbetet shumë i angazhuar në jetën në Tiranë ku është zhvendosur pothuajse me kohë të plotë me shtëpi dhe biznese.
Çifti janë së bashku prej disa vitesh por janë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave.
Madje ata nuk kanë asnjë foto të përbashkët në rrjetet sociale.
/Panoramaplus.al