Georgina Rodriguez vishet nga stilistja shqiptare, shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ishte e pranishme këtë javë në Festivalin e Filmit në Venecia. Mes gjithë yjeve botërorë, ajo shkëlqeu me veshjen e përzgjedhur dhe të gjitha meritat në fakt, i shkojnë stilistes shqiptare. Fustani i zi bust është punuar nga Lia Stublla, e cila e ka ndarë lajmin dhe në rrjetet e saj sociale:

“Si gjithmonë, është një kënaqësi e veçantë të krijoj fustane për zonjën e bukur Georgina. Shumë faleminderit sërish që i besuat punës sonë, ti i bën fustanet të ndriçojnë ndryshe!”

DailyMail e ka cilësuar veshjen e Georginas si mahnitëse dhe jemi gjithnjë krenarë kur punimet shqiptare vlerësohen kudo. Kujtojmë se 26 vjeçarja është veshur nga Lia Stublla dhe kur prezantoi Festivalin e Sanremos. /News31