“Zemra ime është e kyçur”- Thomas Strakosha ‘paralajmëron’ vajzat dhe poston foton romantike krah të dashurës modele
Gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha bëri publike lidhjen e tij Esther Adjoa Asiedu këtë muaj dhe duket më i dashuruar se kurrë me modelen.
Portieri postoi një foto krah saj duke treguar se zemra e tij tashmë është “e kyçur”.
Në imazhin, çifti kanë dalë për darkë në një restorant dhe modelja puth në faqe Strakoshën.
“Zemra ime është e kyçur”– shkroi ai, krahas fotos duke treguar që asnjë femër tjetër nuk mund t’i afrohet.
Çifti bënë publike lidhjen në rrjetet sociale në fillim të gushtit.
Ishte vetë portieri i Lacios, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory”, zbuloi lidhjen me modelen, teksa publikoi një foto së bashku, duke i bashkangjitur një zemër si emoji.
Edhe pse ishte munduar prej kohësh ta mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, më në fund Thomas Strakosha vendosi të zbulojë parneren e tij mjaft seksi.
/Panoramaplus.al