“Jam nga Qeparoi”- Ava Max jep intervistën e parë në shqip dhe tregon për zakonet e familjes
Ava Max është një ndër artistet me origjinë shqiptare që po shijon sukses ndërkombëtar. Hitet e saj janë renditur në krye të listave botërore, por këngëtarja nuk i harron rrënjët. Ditën e sotme, ajo ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare në emisionin “Ditë e rë” me Arjola Shehun.
Ajo ka folur shqip teksa tregonte se prindërit ishin me origjinë nga Qeparoi dhe Saranda. Falë tyre, Ava ka mësuar gjuhën tonë pasi kur ata u shpërngulen në Amerikë nuk dinin anglisht. Ajo ka treguar se i pëlqejnë ushqimet shqiptare, sidomos byreku. Një ndër kujtimet që kishte me gjyshen e saj lidhej me veprimin tipik të vendit tonë, pasi ajo i thonte gjithmonë mos të futej me këpucë brenda në shtëpi. Ndërsa talentin e ka trashëguar nga e ëma, e cila ka qenë në shkollë fillore për opera.
Ndër të tjera, është shprehur se mezi pret të vijë në Shqipëri dhe se është në pritje të bashkëpunimit të përfolur me Dua Lipan, Rita Orën dhe Bebe Rexhën:
“Jam ende në pritje të bashkëpunimit. Duhet të ndodhë dhe të bëjmë një “Lady Marmalade” të re ose diçka të atillë. Është e mrekullueshme të shohësh që shumë vajza shqiptare po ja dalin mbanë në muzikë. Kam folur me Bebe Rexhën dhe Rita Orën. Mezi pres të takoj Dua Lipan pasi nuk e kam takuar akoma.”
Ta dëgjonim të fliste në shqip rrjedhshëm ishte vërtetë një surprizë e bukur. /News31.al