Stefi Prifti rrëfen arsyen pse përfshiu dhëndrin në klipin me Endrin dhe pengu që kam me nipin për…
Nga Klotilda Harka/ Pas baladave të ndjera, vëllezërit e famshëm Stefi dhe Endri Prifti vijnë plot gjallëri këtë verë, duke sjellë gëzim me klipet e tyre, edhe pse në kohë të vështirë.
Në këngën e re të Gent Myftarajt “Digje sonte” ra në sy performanca e reperit Gëzim Meta, i njohur Biggie X, dhëndri i Stefit. Për arsyen pse ftoi bashkëshortin e vajzës në projektin e tij dhe pengun që ka ai për bashkëpunimin e parealizuar ende me nipin, Stefi flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”. ”
Digje sonte”, kënga juaj e re gjithë ngjyra, ritëm, ku nuk mungon zjarri në fund. Ishte ideja juaj apo e kompozitorit të këngës, Gent Myftaraj, për një krijim të tillë?
Ndoshta “zjarrin” ia dhanë të gjithë komponentët e këngës, por ideja fillestare dhe kompozimi ishin të mikut tonë, Gent Myftaraj. Pastaj u shkrua teksti nga Pandi Laço dhe Gëzim Meta, i cili krijoi pjesën e repimit të tij.
Vëllezërit e famshëm korçarë, kësaj here realizojnë këngë me pjesë rapi. Si ishte të bashkëpunoje me dhëndrin, Gëzim Metën?
Dhëndri im është një artist shumëdimensional. Kjo është e vërtetë e pamohueshme. Së pari, unë vlerësoj shumë talentin e tij në pikturë, rryma Hyperrealistic, shumë e kërkuar sot në botë, por pak piktorë munden ta përfaqësojnë. Një ndër ta është edhe dhëndri im, Gëzim Meta, i identifikuar në klipin tonë si Biggie X.
Mendon se është një reper i lindur?
Po, ai është reper i lindur. Edhe më parë ka bërë përpjekje me materiale të tjera (veçoj këtu Phillip Plain, që unë e vlerësoj shumë). Por, si gjithë artistët e rinj, në mungesë të kritikës artistike dhe filtrimit artistik nga institucione apo media kompetente, i duhej një mbështetje. Dhe ja ku e gjeti… unë dhe Endri. Bashkëpunimi ishte i shkëlqyer. Edhe tekstin e repimit e shkroi vetë dhe i dha këngës një energji moderne dhe pak zhargon të kohës.
Nga skenat e klipit duket se e keni shijuar në maksimum. Po për veshjet gjithë ngjyra, ishte ideja e ju vëllezërve apo e ndonjë stilisti?
Vajza ime na ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, si në përzgjedhjen e veshjeve, ashtu edhe gjatë xhirimeve.
Publikimi i kësaj kënge u pasua nga “Aj aj aj”, ndërkohë që njoftuat fansat se keni disa projekte të tjera që do t’i publikoni në vazhdim. Ku ju ka çuar frymëzimi në këto kohë të vështira pandemie?
Në gusht doli një tjetër këngë, një tjetër klip. Këtë herë një bashkëpunim me këngëtaren Gerta Mahmutaj dhe mikun tonë, Herbert Halemi. Një apo dy vite më parë kisha shkruar në një status dhe u përgjigja në një emision televiziv se do të mbështesnim dhe bashkëpunonim me artiste të rinj. Dhe ja ku jemi. Bashkëpunim me vajzat e mia, Maria dhe Joana Prifti, me dhëndrin tim Gëzim Meta, me këngëtaren e ëmbël Gerta Mahmutaj dhe mikun tonë koleg, Herbert Halemi.
Keni shumë talente në familjen tuaj. Ju ka mbetur ndonjë peng deri tani?
Ajo që na ka mbetur peng akoma është një produksion me nipin tim, Simone Prifti, djalin e Endrit. Pastaj, edhe disa artistë të rinj në vazhdim.
/Panoramaplus.al