“Po kalonin mirë deri në momentin që…”/ Cikalleshi “kacafytet” me Bes Kallakun në mes të lokalit

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka lënë Turqinë dhe është shpërngulur në Shqipëri, për disa ditë, teksa nesër do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja, për 2 sfidat e muajit shtator.

Mbrëmjen e djeshme, bomberi kavajas, ishte duke darkuar me aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku, me të cilin kanë miqësi familjare. Nuk mund të mungonin shakatë në këtë takim mes futbollistit dhe humoristit.

Ka qenë bashkëshortja e Besit, Xhensila Myrtezaj, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory”, iu ka nxjerrë “bojën” të dyve, duke postuar një video “pikante”, ku Cika dhe Kallaku, shfaqeshin duke u shtyre me njëri-tjetrin se kush do të paguante. “Po kalonin mirë deri në momentin që njëri u çua për të paguar”, ishte mbishkrimi i Xhensilës në videon e publikuar.

“Jo s’ke shans të paguash”, dëgjohet të thotë Bes Kallaku në video. E gjitha kjo në kuadrin e shakasë, pasi të dy janë miqë shumë të mirë.

PANORAMASPORT.AL