Rihanna flirton me reperin e njohur

Të dallosh kiminë mes dy njerëzve është shumë e thjeshtë. Vendosi përballë njëri-tjetrit në një intervistë dhe shiko reagimet e gjuhën e tyre të trupit. Pikërisht kjo ka ndodhur me Rihannën dhe reperin e njohur, ASAP Rocky.

“Vogue” i ka përzgjedhur si pjesë e rubrikës ku dy personazhe të famshëm intervistohen nga njëri-tjetri. Gjatë gjithë kohës, u vu re flirtimi dhe shikimet mes tyre. “Lloji i lëkurës time është po aq i komplikuar sa janë burrat. E di që s’e prisje këtë sepse gjithmonë më thua që janë gratë të komplikuara, kur në fakt jeni ju.” – u shpreh ajo dhe nuk besojmë se rastis shpesh biseda në një mjedis pune të shkojë tek tema e grave/burrave të komplikuar. Më pas, ASAP Rocky e pyeti se cila ishte pjesa më e vështirë e të punuarit me të dhe më pas u përgjigj sërish vetë: “E di se cila është, të mos qeshje tërë kohën.” Ndërkohë këngëtarja foli dhe për frymëzimin e dashurisë dhe mund të themi që ASAP e dëgjoi me adhurim. Pas kësaj interviste të gjithë u bindën se ka diçka mes tyre, por edhe nëse nuk është e vërtetë, ata bëjnë mirë ta marrin në konsideratë sa shkojnë me njëri-tjetrin.

Dyshimet për një lidhje romantike midis tyre kanë nisur që në janar të këtij viti, kur u fol se kaluan një natë bashkë në hotel. Më pas, Rihanna përzgjodhi pikërisht reperin për setin fotografik të reklamimit të produkteve kozmetike të kompanisë së saj. /News31.al