Per herë të parë pas ndarjes, Cole Sprouse flet për aktoren
Aktorët Cole Sprouse dhe Lili Reinhart i dhanë fund lidhjes pak muaj më parë dhe që atëherë asnjëri nuk komentoi rreth ndarjes së tyre.
Së fundmi Cole vendosi të thyejë heshtjen duke bërë një deklaratë për aktoren përmes rrjetit të tij social Instagram.
Aktori postoi një foto ku shfaqet ish-partnerja e tij në pyll dhe poshtë fotos shkruante:
“Unë dhe Lili u ndamë fillimisht në janar të këtij viti dhe më pas vendosëm të ndaheshim përfundimisht në mars. Çfarë eksperience të paharrueshme pata! Gjithmonë kam qenë me fat dhe i bekuar që pata shansin të bija në dashuri. S’i uroj asgjë tjetër veç lumturisë dhe dashurisë. Gjithçka dua të them për të, asgjë tjetër që do të dëgjoni nuk ka rëndësi.”
Postimi i tij vjen ndryshe nga deklarata që Lili dha së fundmi, ku foli për gjendjen e rënduar mendore pas ndarjes nga Cole dhe depresionit që ju desh të kalonte.