Gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, stilistja e njohur reagon për vdekjen e djalit: Familja jonë ka vendosur që…

Stilistja e njohur, Lira Koca, djali i së cilës ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Viktima Xhino Koca ishte shtruar në Sanatorium pasi ishte infektuar me COVID-19.

Në një postim në Instagram, Lira Koca ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në homazhet që do bëhen në nder të djalit të saj në ambientet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres), ndërsa i ka lutur ata që të respektojnë masat anti-COVID.

Reagimi i plotë:

“Njoftim:

Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,

Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat.

Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur.

Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.”