Ish-banori i Big Brother do të bëhet baba për herë të parë
Ish-banori i Big Brother, Elsamed Senaj, ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba. Ai dhe partnerja e tij, Klaudia janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Elsamedi ka publikuar momente nga festa e ditëlindjes së tij, që ka qenë njëkohësisht dhe dita kur kanë zbuluar gjininë e bebit.
“Është vajzë! Lajmi më i bukur që mund të merrja për ditëlindje është që do bëhesha baba i një ëngjëlli të vogël. Faleminderit Zot për gjithçka.”– shkruan ai.
Shtatzëni të mbarë!
News31.al