Jonida Maliqi tregon hapur problemet serioze me shëndetin si pasojë e dietave

Dietat janë bërë pjesë e përditshme e sfidës për të jetuar shëndetshëm e për të qenë në formë. Ama duhet të jemi gjithnjë të kujdesshëm për t’i paraprirë problemeve të tjera që ato mund të sjellin.

Ka qenë Jonida Maliqi, e cila e ka sjellë këtë herë në vëmendje teksa rrëfeu për ndjekësit pasojat që dietat i kishin shkaktuar. Ajo ka treguar se prej vitesh ndjek herë pas here dietën Dukan, e cila konsiston dhe në faza me regjime strikte të një diete proteinike. Anashkalimi i paralajmërimeve për efektet anësore ka bërë që Jonida të kishte ditën e djeshme kriza dhe dhimbje në këmbë. Ajo e ndiente të rëndë dhe të vështirë për ta vendosur në tokë, duke bërë që t’i drejtohej spitalit. Ekzaminimet kishin treguar se dhimbjet ishin si pasojë e efektit të këtyre dietave në acidin uronik. Jonida po merr tashmë medikamente dhe i duhet t’i nënshtrohet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Pasojat mund të ishin edhe më të rënda, prandaj Jonida i ka bërë thirrje vajzave të jenë të kujdesshme dhe mos të rrezikojnë vetëm për të arritur një standard bukurie të forcuar nga shoqëria. /News31.al