VIDEO/ Bota nën ethet e pandemisë, në Wuhan festohet pa maska

Teksa në të gjithë botën vijojnë prek muajsh të numërohen çdo ditë viktimat e koronavirusit dhe qeveritë të lajmërojnë rikthimin e masave shtrënguese, ajo që po ndodh në qytezën kineze të Wuhan, vatrën e parë të covid-19 ka habitur të gjithë. Kjo për shkak të pamjeve që kanë bërë xhiron e rrjetit të një feste masive në parkun “Whuan Maya Water Park” ku ishin mbledhur mijëra persona që nën muzikën e lartë kërcenin e këndonin …pa maska.

Në këtë qytet karantina përfundoi në 8 prill dhe nga ai moment çdo gjë ka qenë pothuajse e lejuar, siç janë edhe festa të tilla. Për të pasur sa më shumë pjesëmarrje organizatorët kanë shitur edhe bileta me gjysmë çmimi. Video është bërë virale dhe ka ngjallur mjaft zemërim në botë.

Wuhan është kryeqendra e provincës së Hubei, një nga më të populluarat në Kinën qendrore. Rastet e para me covid aty u shfaqën në dhjetor 2019 dhe në 11 janar u konfirmua vdekja e parë. Epiqendra ishte një treg kafshësh të gjalla megjithëse autoritetet nuk e pranuan asnjëherë.

Në 20 janar u bë deklarata e parë nga presidenti kinez Xi Jinping kur epidemia i kishte kaluar kufijtë e vendit. Në 30 janar OBSH deklaroi “emergjencën shëndetësore globale”. Tashmë Kina kërkon të hedhë pas të shkuarën. Një vendim i dhimbshëm teksa mendon që në vendet tona ende e ardhmja është e pasigurt. ©LAPSI.al