Zi në familjen e Sabri Fejzullahut, këngëtari humb njeriun e shtrenjtë
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e tij.
Ai njoftoi se vëllai i tij, Shefki Fejzullahu ka ndërruar jetë.
Këngëtari postoi një foto duke përqafuar vëllain e tij të ndjerë dhe i dedikoi fjalët prekëse.
“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë,”– shkroi Sabri Fejzullahu.
Gjithashtu edhe këngëtari, Ermal Fejzullahu shprehu ngushëllimet për humbjen e xhaxhit të tij në një postim në Instagram.
“U prehsh në paqe xhaxhai im, Shefki Fejzullahu,”– shkroi ai.
/Panoramaplus.al