Armina ndan foto me bikinit e linjës së Chiara Ferragnit, bloggerja italiane i dërgon…
Armina Mevlani është një nga ikonat e modës në vendin tonë.
Përveç kësaj, ajo ka edhe një dyqan veshjesh në zemër të Tiranës ku në mesin e koleksioneve është dhe ai i linjës së veshjeve të bloggeres së famshme italiane, Chiara Ferragni.
Armina nuk i ka rezistuar dot rrobabanjove të këtij koleksioni dhe ka ndarë foto nga plazhi, ku bien në sy edhe linjat e saj perfekte.
Foto e Arminës është ripostuar në faqen zyrtare të “Chiara Ferragni Collection”, por vëmendjen e ka marrë vetë komenti i Chiarës.
Ajo ka komentuar disa zemra nën foton e Arminës, duke treguar kështu marrëdhënien që ka me bukuroshen shqiptare.
Jeta si ikonë mode e ka bërë Arminën të njihet me shumë personazhe të famshëm dhe duket se me Chiarën ka krijuar një raport mjaft të mirë.