Me skena të nxehta të seksi/ Për mirë ose për keq, “365 Days” ishte filmi më i përfolur gjatë karantinës
Filmi polak ka thyer rekordet e shikueshmërisë gjatë kësaj periudhe kur e gjithë bota ishte në karantinë, ku shumë shikues e kanë pëlqyer atë për shkak të skenave të tij seksuale dhe romancës komplekse të dy personazheve kryesorë.
Por nëse ka një gjë që duhet ta dini për filmin “365 Days”, dhe duhet ta mbani mend, është kjo: Asgjë që ndodh në ekran nuk është e vërtetë.
“365 Days” është filmi i parë në Netflix, që ka patur dy periudha shumë-ditore si filmi numër një në SHBA. Tashmë ai renditet ndër 3 filmave më të shikuar në 26 vende të botës.
Filmi tregon historinë e Laura Biel, një grua polake e rrëmbyer nga Don Massimo Torricelli, udhëheqësi i një klani mafioz në Siçili, i cili i jep një vit të dashurohej me të para se ai ta linte të lirë. Ndërsa mësohet se ky film bazohet në librin e parë të një trilogjie të shkruar nga Blanka Lipinska”365 Days”.
Etipi Lipinska, i cili ka bashkëpunuar në shkrimin për skenarin e këtij filmi është shprehur për “E! News”, përmes email-it se e kishte vizualizuar çdo skenë në kokë. Ai thotë se skenat e seksit nuk janë aq të egra sa i imagjinonte.
“Censura nuk më lejoi të bëja gjithçka që doja. Megjithatë, unë mendoj se ato janë skenat më të mira të seksit në kinematografinë komerciale deri më sot.”- ka thënë ai.
Janë pikërisht ato skena, që i kthyen aktorët e filmit në sensacione interneti, praktikisht brenda natës. Një pjesë e mirë e shikuesve ishin të bindur se skenat ishin të vërteta, por në fakt çdo skenë është thjesht një ‘aktrim’ i mirë i dy personazheve.
Megjithatë përmbajtja e filmit ka shqetësuar një numër jo të vogël njerëzish, ku madje është kërkuar që Netflix të heqë filmin nga platforma.
Ndërsa këngëtarja, Duffy, e cila tregoi eksperiencën e saj të kaluar me rrëmbime dhe përdhunime në prill, ka folur hapur për pakënaqësitë me filmin në fillim të korrikut.
Përmes një letre të hapur për drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Reed Hastings, ajo tha: “365 Ditë” tregon si diçka magjepsëse, realitetin brutal të trafikimit seksual, rrëmbimit dhe përdhunimit. Kjo nuk duhet të jetë ideja e askujt për argëtim, as nuk duhet të përshkruhet si e tillë, ose të tregtohet në këtë mënyrë.
Ndërsa Michele Morrone, mashkulli i cili ka tërhequr me mijëra vajza pas këtij filmi, teksa është pyetur në lidhje me debatet dh kritikat për filmin, është shprehur se për të është e rëndësishme që shikuesit të mbajnë mend se ky film është i bazuar në një vepër fiktive. Ai tregon se para se të bëhej film, “365 Days” ishte një libër shumë i suksesshëm.
“Unë mendoj se është e rëndësishme të mbani mend që ky film është i bazuar në një vepër fiktive. “365 Ditë” ishte një libër shumë i suksesshëm në Poloni para se të bëhej film. Kur një audiencë shikon një film, unë mendoj se ata e dinë që ajo që shohin në ekran nuk është gjithmonë e vërtetë, por detyra ime si aktor është ta bëj të duket sa më reale. Unë besoj se audienca tashmë e di se ky film është një fantazi. Ndonjëherë ne shohim filma dhe brohorasim për “djalin e keq”, por ende e dimë se ai është një djalë i keq që bën gjëra të këqija, dhe, natyrisht, kjo sjellje është plotësisht e papranueshme në jetën reale. Unë e kuptoj polemikën dhe jam i kënaqur që po flitet për këtë. Mendoj se duhet të kemi kujdes që të mos e kufizojmë artin nga krijimi, kështu që unë nuk do të thoja që nuk duhet të lejojmë që një film fiktiv si ky të ekzistojë, sepse atëherë çfarë duhet të themi për filmat që kanë të bëjnë me luftën, krimet apo vrasjet. Ky film nuk ka për qëllim të minimizojë realitetin e dhunës seksuale në botë. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se kjo sjellje është në rregull. Nuk është ashtu. Mendoj se është mirë që filmi po bën që njerëzit të flasin për këto çështje, kështu që ne mund të krijojmë më shumë vetëdije rreth tyre në shoqërinë tonë.”- ka thënë ai.
Ndërkohë si personi përgjegjës për ëndërrimin e kësaj “ëndrre” të veçantë, Bianka Lipinska mori një qasje disi më ndryshe në mbrojtjen e krijimit të saj.
“Të gjithë ata njerëz që analizojnë filmin dhe vijnë me teori për sindromën e Stokholmit, duket se harrojnë se ka ekzistuar një histori e ngjashme në kulturën pop për vite me radhë! Mendoni pak për “E bukura dhe Bisha”. Unë mund të pendohem vetëm që nuk kam ardhur me diçka më inovative, por nuk kam keqardhje. Libri im dhe filmi janë për të rriturit, të cilët mund të mendojnë vetë dhe të dallojnë jetën reale nga fantazia e ekranit. Nuk është për fëmijët dhe njerëzit që besojnë gjithçka që shohin në ekran.”-u shpreh ajo.
Nëse jeni një ‘fans/e’ e këtij filmi ka një lajm të mirë pasi mediat e huaja raportojnë se është konfirmuar se do të ketë edhe dy filma të tjerë, për të plotësuar trilogjinë.
Nuk dihet saktësisht dihet kur mund të jetë gati, por me qetësimit të situatës së Covid-19, është konfirmuar se do të nisin xhirimet e filmit të dytë.
Burimi: Eonline
A.C/Dosja.al