Kanye West, dedikim publik Jay Z: Më mungon vëllai im

Pas problemeve të shumta me Kim Kardashian, reperi Kanye West u nis në pushime me të dhe fëmijët për të rregulluar marëdhënien mes tyre.

Ndjekësit e familjes Kardashian kanë treguar se ky veprim i tyre shpëtoi martesën e dyshes, ndërsa Kanye i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Sa shumë më mungon vëllai im”, ka shkruar ai krah videos ku shfaqet krah reperit të njohur Jay Z, me të cilin ka gëzuar një miqësi shumë të ngushtë.

Marrëdhënia e dy reperëve u prish në vitin 2016, atëherë kur Kanye deklaroi publikisht se fëmijët e tyre nuk kishin luajtur asnjëherë bashke dhe se Jay Z duhet të vepronte vërtetë si një vëlla.

“Mos më telefono të më pyesësh si ndihem. Do të dish si ndihem? Eja në shtëpinë time. Silli fëmijët në shtëpi, të ulemi sikur jemi vëllezër. Nuk mund ta pranoj këtë gjë, fëmijët tonë as nuk kanë luajtur ndonjëherë bashkë”.