EKSKLUZIVE/ Pas ribashkimit, Egla Harxhi dhe Alexandër arratisen me pushime në ishullin e famshëm

Pas deklaroi ribashkimin me fotografin e famshëm Alexandër de Basseville, i njohur si Princi i Libofshës, ish-Miss Albania, Egla Harxhi është fotografuar me familjen në ishullin Korsikë.

Disa foto të çiftit bashkë me djalin e tyre, Luxifer janë siguruar nga revista “Story”, ku familja tashmë e bashkuar shfaqen shumë të lumtur.

Korsika është një ishull francez, që ndodhet në Detin Mesdhe në perëndim të Italisë, në juglindje të Francës dhe në veri të ishullit të Sardenjës, dhe konsiderohet vend i përsosur ku çiftet mund të kalojnë pushimet verore.

Jo pa qëllim Egla dhe Ale kanë menduar të pushojnë në këtë ishull, për të rifituar energjitë për rikthimin në vjeshtë me projektet e tyre.

Ata duken shumë në formë dhe të relaksuar. Këtë foto vijnë pas rrëfimit të Eglës për “Panorama Plus”, e cila deklaroi se i rikthehet marrëdhënies me fotografin e njohur, tashmë që keqkuptimet janë zbehur dhe lidhja është bërë më e fortë, duke shijuar edhe më shumë prindërimin e djalit të tyre.

www.story.al