E komentojnë për shtatzëni, Fjoralba Ponari: Ku e di ti që ajo s’e ka humbur një fëmijë
Nuk janë të rralla rastet kur personazhet e famshëm komentohen për shtatzëni thjesht sepse barku u duket pak më i fryrë se zakonisht. Pa e menduar gjatë, komentuesit e portalet e bëjnë fakt se dy kilogramë në shumë përkthehen në shtatzëni. Mirëpo, sa mund të lëndohet personi në fjalë nga këto konkluzione?
Ndoshta nuk e kishit menduar kurrë, por Fjoralba Ponari na e përplasi të gjithëve në fytyrë. Nëse keni ende dyshime nëse duhet ta pyesni një vajzë ose grua nëse është shtatzënë, jemi të sigurt që do ta kuptoni përgjigjen pasi të lexoni komentin që Fjoralba i ktheu një ndjekëseje që i tha “Auu, qenke shtatzënë”, pas kësaj videoje që moderatorja postoi.
View this post on InstagramOutfit @alda_zoti_atelier @elvabellaa Hair&makeup @kristina_petriti_m.u.a
“Për njerëzit si ti, lutem! Ndoshta ai barku që sheh ti është sepse ajo goca aty mund të ketë shtuar dozën e bukës, ndoshta stresi. Ku e di ti që ajo s’e ka humbur një fëmijë apo ndoshta nuk bën dot kurrë fëmijë dhe merr shkrime të kësaj natyre nga njerëz si ti, pa dy pare mend! E kupton sa injorante dhe e pandjeshme është ajo që ke shkruar? Boll dolët në konkluzione mbi mitrën e tjetërkujt”, shkroi Fjoralba.
Ja pse të gjithë duhet ta mendojmë dy herë para se të nxitohemi e të shprehemi për një temë kaq personale.