“Pas 46 të dielave”, Ardit Gjebrea ndan foton më të ëmbël të çlodhjes pranë bashkëshortes së tij

Pas një sezoni të ngarkuar televiziv duket se moderatori i njohur i publikut, Ardit Gjebrea ka mundur të pushojë ashtu siç ka dëshiruar.

Ai ka ndarë së fundmi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një foto me bashkëshorten, Anilën, ku shfaqet i mbështetur pranë saj.

“Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu”, ka shkruar Gjebrea krah postimit të pak minutave më parë në llogarinë e tij, ku shfaqet i buzëqeshur me bashkëshorten.

Kujtojmë se Arditi ka qenë në transmetim çdo të dielë në ekanin e ‘Tv Klan’ me programin ‘E diela shqiptare’ e cila përfshin prej vitesh rubrika të ndryshme. Pas një sezoni tepër impenjativ dhe të lodhshëm, duket se Gjebra ka mundur të pushojë pranë njeriut të tij më të shtrenjtë, bashkëshortes, me të cilën ndan edhe momente gjatë punës.

revistawho.com