Një fëmijë i katërt rrugës? Pas daljes së fundit, Kate dhe William ngritën dyshimet
Thashethemet rreth një bebeje tjetër mbretëror janë të shpeshta. Duket se fansat e familjes mbretërore janë vazhdimisht në vigjilencë. Por a ka mundësi që një fëmijë të jetë vërtetë rrugës?
Sipas një eksperteje të gjuhës së trupit, një detaj nga shëtitja e fundit e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh tregon se një fëmijë i katërt mund të jetë rrugës.
Në një intervistë për “Express.co.uk”, ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, analizoi Kate dhe William teksa bashkëvepronin me vendasit gjatë turneut të tyre në Uellsin e Jugut këtë javë.
“Sinjalet që ata dhanë teksa ishin bashkë mund të jenë tregues të ardhjes së një fëmije të ri mbretëror”,- shpjegoi Judi, duke shtuar: “Gjuha e trupit të Kate dhe William këtu sugjeron se izolimi nga pandemia mund të ketë ndikuar në marrëdhënien e tyre në çift, pasi ata shfaqen më të qetë dhe më në harmoni se kurrë më parë”.
Sipas ekspertes, çifti mbretëror duket më i lumtur dhe po tregojnë më shumë gjeste e shenja lidhëse se zakonisht, duke komunikuar dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit përmes shikimeve, buzëqeshjeve dhe prekjeve.
Kjo është diçka e pazakontë për Kate dhe William, pasi ata kurrë nuk e kanë shfaqur dashurinë në sytë e publikut.
Që nga dalja e fundit e çiftit mbretëror, shanset që Kate të jetë në pritje të ëmbël janë rritur.
Ata nuk e kanë mohuar shtimin e familjes në të ardhmen. Çifti mirëpriti Louis në prill të vitit të kaluar dhe ata kanë edhe 2 fëmijë të tjerë, Princin George, 5 vjeç dhe Princeshën Charlotte, 3 vjeç.