Pas martesës, “Kuzgun” nis muajin e mjaltit dhe fotografohet në momente intime me bashkëshorten

Pak ditë më parë aktori shumë i njohur turk, Baris Arduç i dha fund beqarisë.

Ai u martua me partneren e tij Gupse Ozay pas 6 vitesh lidhje. Çifti u kurorëzuan me një ceremoni të thjeshtë që nga organizimi e deri tek veshja e tyre.

Gupse nuk kishte zgjedhur fustanin klasik të nusërisë dhe u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër dhe as Baris nuk u shfaq me kostumin e dhëndrit por me pantallona e këmishë të bardhë. Për shkak të pandemisë çifti nuk organizuan një dasmë sipas traditave dhe të ftuar kishin vetëm familjarët e miqtë e ngushtë.

Pas martesës, Gupse dhe Baris kanë nisur muajin e mjaltit. Çifti ndodhen në destinacionin turistik Çeshme ku janë fotografuar nga paparacët teksa shijonin pushime.


Mediat turke shkruajnë se Gupse nuk ngopej duke e puthur Barisin, momente private të cilat janë fotografuar edhe nga paparacët./revistawho.com