Cameron Diaz rrëfen arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
Cameron Diaz, aktorja e roleve ikonë në filma të suksesshëm si “Charlies’s Angel”, “The mask”, “There’s Something about Mary” apo “Shrek”, ka rrëfyer arsyen e tërheqjes nga aktrimi.
Në një intervistë për emisionin online të Gwyneth Paltrow, aktorja e nominuar për 4 çmime “Golden Globes”, tha:
“Është diçka e çuditshme për tu thënë, shumë njerëz nuk kanë për ta kuptuar, e di që ti do e kuptosh, por ishte aq e lodhshme të punoje në ato nivele dhe të ishe dikush që gjithçka e ndan me publikun. Shpenezoja shumë energji, jo vetëm për punën si aktore, por edhe për të gjithë daljet publike, intervistat, gjithçka më merrte gjithë energjinë që kisha.”
Kur mori vendimin që të tërhiqej përfundimisht Diaz tha se u ndje në paqe me shpirtin e saj dhe më në fund do të kujdesej për veten.
“Kisha punuar shumë me filmat, për një kohë shumë të gjatë, nuk kam pasur hapsirë fare për jetën time personale”– shton Cameron.
Ndërkohë tani ajo është e fokusuar në industrinë e shëndetit dhe mirëqenies dhe sapo ka nxjerrë brand-in e saj të verës organizike “Avaline”. Gjithashtu është totalisht e përkushtuar ndaj familjes. Kujtojmë se Diaz dhe partneri i saj Benji Madden para pak kohësh u bënë prindër dhe aktorja e ka përshkruar eksperiencën si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë.
Edhe pse Cameron ka shumë fansa që me siguri do donin që ajo të vazhdonte të aktronte, duket se tani është vërtetë e lumtur dhe sa mirë për të.
/News31.al