Barcelona me “dorë të hekurt” për Artur, zbulohet dënimi për mesfushorin brazilian
Artur ka vendosur të qëndrojë në Brazil dhe nuk ka ndërmend të kthehet ende në Katalunjë, prandaj Barcelona do i duhet të bëjë pa të në ndeshjen e kthimit në Champions, ndaj Napolit.
Ndonëse nga Spanja nënvizojnë se pas këtij refuzimi fshihet Juventusi, i cili i ka kërkuar lojtarit që të mos rrezikojë ndonjë dëmtim të mundshëm, pasi pagoi 72 milionë euro për të, Barcelona ka vendosur ta gjobisë lojtarin, siç konfirmon presidenti Bartomeu:
“Artur nuk ka dashur që të kthehet nga pushimet dhe si një punonjës që ka shkelur kontratën, është gjobitur.
Pse e larguam? E vërteta është që ka dashur Artur të largohet drejt Juves për para. Fundja, te Barcelona ishte thjesht një rezervë shumë e mirë dhe vetëm kaq”, tha Bartomeu.