‘Tërbohet’ Dj i njohur! Harron Covid-19 dhe pështyn me “Jagermeister” mbi turmën në club

DJ Fali Sotomayor është parë duke pirë “Jagermeister” dhe me të ka spërkatur turmën e njerëzve, që ishin aty për t’u dëfryer

DJ Fali Sotomayor në Costa del Sol në Spanjë është fotografuar teksa pështyn me pijen ‘Jagermeister’ mbi njerëzit e mbledhur ne club, pavarësisht se rastet me koronavirus janë të shumta në këtë shtet.

Më pas ai i mbushte gotat me alkool pjesëmarrësve në këtë festë. Ngjarja ka ndodhur në clubin Oqeanit Kokun në Torremolinos në Costa del Sol.

Pas këtij veprimi, Dj ka kërkuar falje dhe u shpreh se ndihet i turpëruar për atë që kishte ndodhur.

“Marr përgjegjësi të plota për incidentin dhe ndihem i turpëruar nga sjellja ime. Kokun Ocean Club nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për veprimet tona dhe ka punuar shumë për të respektuar distancimin social. I kërkoj falje mijëra kolegëve, artistëve dhe publikut që janë mërzitur nga ky veprim”, është shprehur Fali Sotomayor.

Kjo ngjarje është shënuar pak orë pasi Spanja raportoi një shtim të numrit të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

(A.B)/Dosja.al