Nuk dëshironte të përjetonte të njëjtin fund! Pas dy divorceve, aktorja turke braktis të fejuarin para martesës
Sipas mediave turke mësohet se Atasever e cila më parë kishte kaluar dy përvoja martese të hidhura nuk dëshironte të përjetonte përsëri të njëjtin fund.
Aktorja turke Vildan Atasever ka vendosur të ndahet nga i fejuari i saj biznesmen Erkan Akdemir. Ky lajm ka bërë menjëherë xhiron në mediat turke dhe jo vetëm pasi një vendim i tillë nuk pritej nga aktorja.
Çifti po përgatiteshin për t’u martuar, por ndodhi e papritura. Ata vendosën t’i jain fund marrëdhënies së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve.
Sipas mediave turke mësohet se Atasever e cila më parë kishte kaluar dy përvoja martese të hidhura nuk dëshironte të përjetonte përsëri të njëjtin fund:
‘Është më mirë të përfundojë në fillim sesa të kesh një fund të trishtuar’, është shprehur aktorja.
Vildan i ka dhënë fund martesës së saj të parë me Taylan Kiliç në 2007, ndërsa martesa e saj e dytë ishte me aktorin Ismail Hacioglu që përfundoi në divorc në vitin 2015.
(A.B)/Dosja.al