Momentet emocionuese/ Brooklyn Beckham poston fotot kur i propozoi të dashurës për martesë përpara babait të saj miliarder

Brooklyn Beckham ka ndarë disa foto emocionuese nga momentin kur i propozoi të dashurës Nicola Peltz për martesë përpara babait të saj miliarder.

21-vjeçari njoftoi fejesën me aktoren në fillim të këtij muaji, dy javë pasi iu ul në gjunjë duke i kërkuar të martohen bashkë.

Ndërsa tani ka ndarë me ndjekësit detaje të tjera nga momenti emocionues.

Në foto shihet momenti kur ai qëndron në gjunjë përpara 25-vjeçares, ndërsa i pranishëm aty ishte edhe babai i saj miliarder Nelson Peltz.

Të dy duken shumë të emocionuar në fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Imazhet u realizuan gjatë një darke në familje e aktores. Në një nga fotot, ku Brooklyn është i ulur në gjunjë Nicola shihet teksa mezi mban lotët dhe me një buzëqeshje në fytyrë.

Në imazhin e dytë pozoi e përqafuar me të dashurin e saj katër vite më të vogël.

Ndërsa në foton e tretë, aktorja pozoi në krahët e babait të saj.

“Nuk mund ta imagjinoj një jetë pa ty zemër, më bën të ndihem kaq i veçantë dhe më bën të qesh gjithë kohën. Unë gjithmonë do të kujdesem për ty,”- shkroi Brooklyn Beckham në përshkrimin e fotos.

Ndërsa e fejuara i komentoi: “Jam aq e dashuruar me ty sa që zemra ime do të shpërthejë.”

/Panoramaplus.al