Aktorja e famshme turke “Gymysh” i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni private me biznesmenin

Aktorja e famshme turke, Songul Oden është martuar me biznesmenin e njohur Arman Bicakci pas katër vitesh lidhje.

Çifti u martuan në një ceremony të vogël në banesën e biznesmenit ku të ftuar ishin vetëm 20 persona, miq dhe familjarë të tyre.

Mediat turke raportojnë se ata do të zhvillojnë edhe një dasmë tjetër të madhe pasi kriza e koronavirusit të mbarojë.

Aktoret Arzum Onan dhe Esra Dermancioglu ishin dëshmitarët e Songul Oden.

Ndërsa dëshmitarët e biznesmenit ishin Sevan Bicakci dhe Osanna Olgun.

41-vjeçarja është e njohur në Shqipëri për rolin “Gymysh” në filmin turk me të njëjtin emër.

/Panoramaplus.al