Tha gjë njeri NDARJE? Oriola Marashi dhe Eros Grezda arratisen me pushime së bashku, modelja tregon me stil unazën e fejesës

Mirëpo duket se të gjitha thashethemet kanë qënë të pavërteta pasi Oriola dhe Grezda janë bashkë. Ata të dy janë duke shijuar pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk kanë munguar fotot e videot nga vendi përrallor ku ndodhen.

TIRANE– Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë në qëndër të medias rozë për marrëdhënien e tyre. Fillimisht u tha se ata të dy u fejuan, kjo për shkak se në dorën e modeles u vu re një unazë fejese. Më pas zërat lart e poshtë të përforcuara nga deklaratat e miqve të tyre thanë se ata janë ndarë dhe shkak për këtë është bërë xhelozia mes tyre.

Mirëpo duket se të gjitha këto kanë qënë të pavërteta pasi çifti janë bashkë. Ata të dy janë duke shijuar pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk kanë munguar fotot e videot nga vendi përrallor ku ndodhen.

Modelja ka postuar në Instastory video duke ecur me një makinë të vogël e krah saj duket krahu i futbollistit shqiptar. Oriola ngre me stil dorën për të treguar unazën e fejesës, e cila u pa fillimisht në foton e postuar kohë më parë nga ajo në Instagram.

View this post on Instagram

Faster than 2020 🚀

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda) on

Më pas ajo ka ndarë dhe video nga momenti kur po drejton jet ski dhe po me të njëjtin model mjeti ka postuar foto Erosi në Instagram.

Pra çifti janë bashkë , më të lumtur se kurrë dhe nuk duan t’ja dinë për fjalët që media dhe njerëzit thonë lart e poshtë.

(A.B)/Dosja.al