Pas betejës me koronavirus, çifti i famshëm marrin nënshtetësinë greke
Së fundmi Tom Hanks dhe Rita Wilson, mposhtën betejën me koronavirusin. Çifti kontraktuan virusin teksa po qëndronin në Australi.
Para një jave ata udhëtuan për në Greqi, për të kaluar kohë në shtëpinë e pushimeve që zotërojnë në një nga ishujt grek.
Kurse tani u bë i ditur lajmi se çifti i famshëm janë pajisur me pasaporta greke.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij, Mareva, u takuan të shtunën me çiftin e famshëm që së fundmi u bënë qytetarë grekë.
Mitsotakis publikoi në llogarinë e tij në Instagram fotografinë e mësipërme, me aktorët Tom Hanks dhe Rita Wilson duke treguar pasaportat e tyre të reja Greke. “@Ritawilson dhe @Tomhanks tani janë qytetarë krenarë grekë,” shkroi Mitsotakis.
Takimi u zhvillua në ishullin e Paros. Wilson, i cila është pjesërisht me prejardhje Greke, dhe Hanks kanë kohë që zotëronin një shtëpi në ishullin e afërt të Antiparos.