Divorci një histori e shkuar, aktorja turke flet për dashurinë e re
Vetëm 2 vjet pas martesës së bujshme të vitit 2015, aktorja e njohur turke, Merve Boluğur, u divorcua nga aktori Murat Dalkilic – një dashuri disavjeçare, e cila, për fatin e tyre të keq, nuk rezultoi e suksesshme. Prej asaj kohe, me gjithë spekulimet, titujt dhe hamendësimet për ndarjen, askush nga dy aktorët nuk foli për arsyet e vërteta që e çuan çiftin drejt divorcit.
Burime pranë aktores, asokohe thoshin për mediat turke se dy aktorët jetonin të ndarë prej një kohe të gjatë, martesa e tyre nuk kishte qenë e lumtur dhe se dëshironin që për këtë vendim të respektohej tërësisht privatësia e tyre. Në fakt, kështu ndodhi. Aktorja që njihet për rolet e saj në serialin “Kuzey Guney”, Zeynep, e më pas në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, në fakt e jetoi vetminë për një kohë të gjatë, një periudhë pothuaj 3-vjeçare.
Deri në këtë sezon të nxehtë vere, ku Merve Boluğur është parë gjithandej me të dashurin e ri. Madje edhe para syve të të gjithëve…Mediat turke, prej disa ditësh, kanë postuar foto nga plazhi në Çeşme-Dalyan, ku Merve Boluğur dhe i dashuri i saj i ri, Burak Dayı, janë parë pranë njëri-tjetrit.
Të kapur dorë për dore, duke përkëdhelur apo puthur njëri-tjetrin, Merve dhe Burak nuk u janë ndarë syve kureshtarë të paparacëve në zonë. Lojërat e dashurisë së tyre janë ndjekur dhe regjistruar me interes edhe nga ata që ishin në plazh.
Boluğur shihet gjithmonë duke qeshur e duke iu gëzuar dashurisë së të dashurit të saj, i cili ka një profil më të ulët publik.