Juventus kampion i Italisë 2020: një rrugëtim i nisur tremijë ditë më parë
Më shumë se 300 ndeshje e më shumë se 3000 ditë si kampionë të Italisë në fuqi. Dominimi i Juventus në Itali vazhdon edhe për 2020 e nëse skuadra sot e Sarrit ka vazhduar një traditë në fushë tashmë e ngjyrosur fort me të bardhë e të zezë, ecuria që ka cuar Zonjën e Vjetër në titullin e 36° kampion (38 për ata njohin edhe kampionatet e hequra), të nëntin radhazi, nis nga shumë larg. Nga 2011-12 deri më sot, me drejtues të ndryshëm në pankinë nga Conte tek Sarri, duke kaluar nga Allegri, Juventus ka ditur vetëm të fitojë.
E titullin e 36, pasi e humbi rastin në Udine, bardhezinjtë e rrëmbejnë në Torino me 2-0 kundër Sampdorias, duke e mbyllur historinë e titullit të 9° radhazi, dy javë para përfundimit. Në Allianz Stadium bardhezinjtë nuk gabuan dhe e hipotekuan suksesin me golin e të përhershmit Ronaldo (31° gola) e Bernardeschi. Portugezi në ndjekje të Immobile (tre gola pasdite) është gjithnjë ai që nxjerr Juventus nga telashet dhe e bën pikërisht në sekondën e fundit të pjesës së parë, i lënë vetëm nga mbrojtja doriane.
Goli numër 31 vlen titullin, por Ronaldo kontribuon edhe në golin e dytë të Bernardeschi në minutën e 67. Mbrëmja e titullit matematik mund të kishte qenë edhe më e bukur për CR7, por penalltinë që mund ta afronte një gol nga Immobile, Ronaldo e përplasi në traversë, duke e bërë të vështirë garën për Këpucën e Artë dhe titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A. Telashet për Sarrin, në titullin e parë kampion në karrierë, nuk munguan me dëmtimet e Dybala e De Ligt, që e mbajnë në ankth teknikun për në Champions.