Njerëzit e martuar janë më pak të stresuar!
Ideja se çiftet e martuara kanë më pak stres në jetën e tyre nuk duket shumë e besueshme.
Por, për fat të mirë ekziston një mendim të cilit të gjithë ne mund t’i besojmë. Sipas shkencës, të qenit në lidhje dashurie mund ta ulë nivelin e kortizolit.
Nëse nuk e keni gjetur akoma formulën se si ta ulni nivelin e stresit, atëherë ndoshta është koha të mendoni për këtë opsion.
Më poshtë po ju sjellim edhe disa avantazhe të tjera të martesës.
Martesa nuk është ashtu si paraqitet në poezitë e bukura për dashurinë
Disa nga ata që tashmë kanë unazat në gishtat e tyre mund të kujtojnë ndoshta të gjitha debatet dhe vështirësitë që kanë kaluar në rrugëtimin e jetës me partnerin e tyre.
Nëse përpiqen të mendojnë se sa të tilla i presin në të ardhmen, atëherë niveli i stresit mund të rritet menjëherë.
Kjo është arsyeja pse mund të duket pak e çuditshme kur thuhet se jeta pas martesës është më pak e tensionuar.
Por, mund ta pranojmë se ekzistojnë pafund kujtime të bukura të mbushura plot dashuri dhe shumë plane për të ardhmen. Dhe duket se DASHURIA fiton gjithmonë.
Është më e lehtë të përballosh gjithçka kur nuk je vetëm
Një grup i hulumtuesve kanë supozuar se mes njerëzve të martuar, beqarëve, të divorcuarve ose ata që janë të ve, grupi i parë është më i mbrojtur nga stresi.
Për ta provuar këtë ide, hulumtuesit kanë mbledhur mostrat e pështymës nga 572 të rrritur nga grupmosha mes 21-55 vjeç.
Ata kanë zbuluar se njerëzit e martuar kishin nivelin më të ulët të kortizolit i cili njihet si hormoni i stresit.
Kjo do të thotë se pavarësisht të gjitha shakave që njerëzit e martuar mund t’i bëjnë lidhur me atë se sa e vështirë është jeta e tyre, ata në fakt janë shumë më pak të stresuar se sa beqarët.
Hulumtuesit kanë vërejtur se niveli më i lartë i kortizolit ishte tek ata që ishin të martuar ose ata që janë përballur me divorcin ose vdekjen e partnerit të tyre.
Hulumtimi po ashtu erdhi në përfundim se niveli i kortizolit ndryshon gjatë ditës. Zakonisht, nivelin më të lartë e arrin në kohën një person zgjohet dhe pastaj vazhdon të ketë rënie gjatë gjithë ditës.
Hulumtimi gjithashtu krahasoi ritmet e kortizolit në pjesëmarrësit dhe zbuloi se njerëzit e martuar kanë një rënie më të shpejtë në krahasim me gupet e tjera.
Kujtoni balancin
Është e ditur që stresi nuk sjellë asgjë të mirë. Disa studime e lidhin nivelin e lartë dhe ritmet e pabarabarta të kortizolit me sëmundjet e zemrës dhe madje edhe kancerin.
Prandaj, është një lajm i mirë ta dini se martesa mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt.
Por, është gjithashtu shumë e rëndësishme ta dini se ky studim nuk është një ilacc për të gjitha situatat.
Nuk ka kuptim të martoheni me njeriun që nuk e dashuroni ose të përpiqeni ta shpëtoni një lidhje të dashurisë që nuk ka një të ardhmen në mënyrë që të keni më pak stres.