Ledri dhe Sara treguan në mënyrën më emocionuese gjininë e bebit
Prej javësh në media qarkullon lajmi se Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë e kanë konfirmuar burime pranë çiftit, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe provat, si për shembull kjo video e jona ku Sara shfaqet me barkun e rrumbullaksur. Megjithatë konfirmimi i tyre kishte munguar, deri sot.
Pak minuta më parë vetë reperi ka postuar një video në Instagram, nga momenti kur së bashku me partneren e tij, ka zbuluar gjininë e bebit që do të vijë në jetë. Ata shihen kur çajnë një tollumbac dhe ngjyra rozë shpërndahet kudo, duke i treguar kështu që do të bëhen prindër të një vajze, gjë që duket se i lumturon pa masë.
Bashkangjitur me videon Ledri shkruan: “Po vdes që t’i shoh sytë”, sigurisht drejtuar vajzës së tij. Tani më në fund kemi konfirmimin zyrtar nga çifti dhe s’na mbetet gjë tjetër vecse t’i themi: Mbarësi!
Nuk e mendonim që do emocionoheshim kaq shumë sot, nga një video Instagrami…
/News31.al