Këngëtari shqiptar i nënshtrohet operacionit në zemër, ja si është gjendja e tij shëndetësore: Gjatë dy ditëve të fundit…

Këngëtari kosovar Ramadan Krasniqi iu është nënshtruar një operacioni në zemër.

Lajmet qarkulluan pasi një foto e tij në shtratin e spitalit u bë virale në mediat sociale.

Pas lajmit, ka reaguar këngëtari i cili u shpreh se iu nënshtrua një kontrolli mjekësor pasi filloi të kishte probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të fundit.

Mjekësit zbuluar se Ramadan Krasniqi kishte çrregullim në zemër, ndaj këngëtari iu nënshtrua një operacioni ku ka vendosur një stent.

Ai tha se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nesër pritet ti kthehet jetës normale.

Reagimi i plotë:

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,

Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësor. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.

Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!

Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë:

Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!

Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!

Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!

Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!

Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira.

Dani