Covid-19 po bën kërdinë mes politikanëve kosovarë. I prekur edhe Jakup Krasniqi
Koronavirusi po bën kërdinë mes politikanëve në Kosovë. Pas kreut të LDK, Isa Mustafa edhe ish kryeparlamentari dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në një prononcim për mediat në Kosovë Krasniqi është shprehur se gjendja e tij shëndetsore është e qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpinë e tij.“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu thuhet se edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rezulton i infektuar me koronavirus. Por gazeta express qe ka publikuar lajmin, thekson se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga vetë Veseli ose nga zyrtarët e PDK-së.
Deri më tani ka mbi 10 politikanë të infektuar në Kosovë e cila po kalon një periudhë të keqe të pandemisë duke pasur vetëm dje mbi 240 të infektuar zyrtarë.