Edhe pse në prag të muajit të 9-të të shtatzënisë, Olta Gixhari vazhdon ende të kryejë këto aktivitete

Ndonëse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Olta Gixhari nuk ka ngurruar të vazhdojë rutinën e saj si zakonisht.

Së fundmi aktorja ka ndarë disa foto duke shijuar bukuritë e natyrës në vendin në të cilin ndodhet duke ecur.

“Duke u ngjitur në prag të muajit të 9-të. Duke notuar, shtatzënë”, ka shkruar Olta krah fotos ku shfaqet mjaft natyrale.

Ndjekësit dhe miqtë e aktores kanë komentuar menjëherë duke e komplimentuar Gixharin e cila ne vetëm pak javë pritet të bëhet nënë me fëmijën e saj të parë, gjininë e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

revistawho.com