Fejohet këngëtarja e famshme: Jam gati të krijoj familjen time me ty
Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, prej muajsh po shijon e lumtur lidhjen e saj me të dashurin Max.
Ndërsa së fundmi dyshja ka vendosur ta çojë lidhjen në një stad tjetër. Me unazën e fejesës, Demi ka shkruar fjalët më romantike duke treguar kështu hapin serioz të marrëdhēnies së tyre.
“E dija që do të të doja që në momentin e parë që të pashë. Ishte diçka që s`mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk e kuptojnë ata që nuk e kanë përjetuar vetë. Unë fatmirësisht po e përjetoj. S`kam dashur kurrë njeri pa kushte kështu siç të dua ty (përveç prindërve). S`më ke bërë asnjëherë presion të jem dikush tjetër, veç asaj që jam. Më bën të nxjerr më të mirën time. Jam e lumtur që pranova të martohem me ty. Jam gati të krijoj familjen time me ty. Do të të dua përgjithmonë…”, shkruan ajo.