Pas deklaratave të furishme në ‘Twitter’ të Kanye West, Kim Kardashian nis procedurat e divorcit

Pas deklaratave të zhurmshme që bënë xhiron e rrjetit nga reperi Kanye West, duket se Kim Kardashian, partnerja e tij ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm.

Burime pranë saj kanë treguar për ‘UsWeekly’ se Kim ka nisur procedurat e dicorcit dhe se është në kërkim të avokatit më të mirë.

Burimet kanë shtuar se problemet midis dyshes kanë qenë gjithmonë prezente, ndonëse ajo është përpjekur që gjithçka të funksionojë për hir të fëmijëve.

Jo më larg se dje Kanye u shpreh në llogarinë e tij në ‘Twitter’ se Kim ka dashur të mos e lindë fëmijën e tyre të parë, North, por ai e ka ndaluar.

Dyshja janë prindër të katër fëmijëve tanimë, North 7 vjeç, Saint 4 vjeç, Chicago 2 vjeç dhe Psalm 14 muajsh.

revistawho.com