“Karantina, sprova e historisë sime 4-vjeçare me fatin tim, Alinën”- Vigan Shehu: Do dëshiroja të bashkëjetoja me Elvana Gjatën në…
Nga Klotida Harka/ Serioz në vendime të rëndësishme dhe mendjehapur kur vjen puna tek ekrani dhe fama. Ish-lojtari i “Big Brother”, Vigan Shehu, e ka të qartë në kokë strategjinë e jetës për të ecur para: partneren e duhur në krah, biznesin fitimprurës dhe regjim për të pasur shëndet të mirë dhe fizikun si skulpturë.
Vëllai model i këngëtarit të njohur, Valon Shehu, në këtë intervistë për “Panorama Plus” zbulon duetin surprizë që kanë bërë gati, një hap ky për t’i hyrë muzikës seriozisht. Ndërsa ndodhet me pushime në jug të vendit me të dashurën e tij ruse, Alinën, ai zbulon disa detaje nga historia 4-vjeçare e një dashurie të vërtetë dhe sprova e distancës që kaluan gjatë karantinës.
Ndodhesh me pushime në jug të Shqipërisë me të dashurën ruse. Ç’ndodhi gjatë karantinës me ju të dy, mund ta konsiderojmë këtë ribashkim pas ndarjes?
Karantina për ne ka qenë e vështirë, për shkak të distancës dhe situatës që u krijua në gjithë botën duke mbyllur kufijtë dhe po ashtu, duke na shtyrë planet e takimit. Mendoj që ishte një sprovë e jona se a mund të jetojmë në distancë pa njëri-tjetrin, por që nuk ishte një ndarje me ribashkim.
Sa kohë u bë që njiheni, ku u patë për herë të parë dhe si reagojnë familjarët nëse ti do të martohesh me këtë vajzë të huaj?
Tashmë kanë kaluar 4 vite që ne njihemi. Ndërsa takimi ynë i parë ka qenë në Turqi dhe nga atëherë, ne jemi së bashku. Ndërsa sa i përket familjes kam pasur gjithmonë suportin e tyre, ku gjëja më e rëndësishme për ta gjithmonë ka qenë lumturia ime.
Mendon se e ke takuar të duhurën tek Alina, në këtë kohë të vështirë për të gjetur dashurinë e vërtetë?
Mbas gjithë këtyre viteve, besoj se dashurinë e vërtetë tashmë e kam gjetur dhe ndihem shumë i lumtur me fatin tim.
Bëheni xhelozë për njëritjetrin dhe tanimë që je i lidhur, a të tërheqin vëmendjen apo ngacmon me follow e like vajza të tjera në rrjetet sociale?
Normal që aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por jo nga ato ekstremet, gjithçka me mirëkuptim. Ndërsa sa i përket flirtimit, janë gocat që flirtojnë me mua, sidomos pas lidhjes. E çuditshme, por e vërtetë.
Për ty, tradhtia është një realitet i pashmangshëm, apo ves i një kategorie të caktuar njerëzish?
Pa dyshim dhe me plot bindje e them që tradhtia është ves i një kategorie të caktuar njerëzish.
Ti i je përkushtuar fitnessit, po Alina çfarë profesioni ka dhe a ndiheni afër në gjithçka?
Po, tashmë u bënë vite që merrem me fitness, ndërsa profesioni i Alinës është estetiste profesioniste.
Ndërkohë provove t’i hyje muzikës, ke menduar për ndonjë duet me vëllanë, Valon Shehun?
Po, ka vite që kam eksperimentuar në muzikë dhe tashmë kemi menduar seriozisht rreth një dueti së bashku, por që nuk kemi caktuar datë akoma.
Për të bërë jetë të bukur duhen dhe shumë para. E ke hapur biznesin fitimprurës që të ndryshon jetën?
Shumë e vërtetë, por mendoj se kjo ka të bëjë edhe me karakterin e njeriut se si dëshiron ta përfaqësojë veten, por që kjo mund të jetë edhe pa para në xhep. Tashmë u bënë 3 vite që ne kemi hapur një lounge në Gjakovë, ku aty performojnë shumë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Dhe si punë të dytë kam studion e muzikës, ku aty punojmë gjatë gjithë kohës.
Nga eksperienca e “Big Brother”, cila është ndjesia më e mirë dhe më e keqe që ke kur e kujton si eksperiencë?
Ndjesia më e mirë e imja ishin të gjitha aventurat dhe momentet e bukura që kisha brenda rreth meje. Ndërsa ajo më e keqja ishte se gjithçka përfundoi aty dhe akoma më duket si ëndërr e gjithë ajo historia e “Big Brother”.
Do e kishe provuar një eksperiencë të tillë me lojtarë VIP dhe me cilët prej tyre do të doje të bashkëjetoje mes kamerave?
Po, me gjithë dëshirë do e kisha provuar prapë, sidomos me personazhet VIP. Ndërsa personi që do të kisha pas dëshirë të ishte pjesë e shtëpisë do kishte qenë Elvana Gjata.
/Panoramaplus.al